“Ta mbyllim me sukses punën, do të kem dy zemra, një në stol e një në tribunë”

Te Napoli gjithçka është gati për të nisur festën e titullit kampion në Serie A. Për të përfunduar punën pa u shqetësuar për rezultatin e Inter, ekipi i drejtuar nga trajneri Antonio Konte i duhet një fitore në stadiumin “Maradona” ndaj Kaliarit, në ndeshjen e fundit të kampionatit.

“Kampionati fitohet nga skuadra që ka treguar dhe merituar më së shumti në 38 ndeshje. Ne ndjejmë përgjegjësinë t’u japim tifozëve napolitanë diçka të bukur dhe historike. Skuadra e di që duhet ta përfundojmë punën“, u shpreh trajneri i Napolit.

 

Ai do të mungojë në stol, pasi është i skualifikuar.

 

“Patjetër që ndjej një dëshirë të madhe për të dalë në fushë dhe për të drejtuar këtë ndeshje. Ne vijmë nga një sezon shumë stresues. Duhet të tregosh qëndrueshmëri në rezultate dhe paraqitje dhe të kesh aftësi për të menaxhuar situata pozitive dhe negative”, tha Konte.

 

“Në karrierë ka fitore edhe humbje. Kjo ka krijuar një kore shumë të ashpër tek unë. Sot do të doja të isha pranë djemve dhe përballë tifozëve për të drejtuar ekipin por kam besim te stafi, tifozët dhe atmosfera që do të krijohet në stadium. Do të kem dy zemra. Një në stol dhe një në tribunë“, tha Konte

 

“Duhet ta përfundojmë më sukses punën. Skuadra e di shumë mirë se çfarë duhet bërë. Ky ishte një sezon shumë kërkues. Kishte shumë presion, sepse ka dëshirë për të shlyer besimin. Ndjeva shumë peshë mbi supet e mia, por gjithçka u bë për Napolin dhe jo për Konten”, deklaroi trajneri I ekipit napoletan.

LEXO EDHE:

Back to top button