Befason Florian Virc duke pranuar ofertën tjetër angleze

Florian Virc është pranë kalimit te Liverpulli. Ky është raportimi i bujshëm për yllin e Leverkuzenit, që ka bërë kthesë të madhe për të ardhmen e tij.
Virc ka informuar klubin gjerman, për dëshirën që ka t’i bashkohet Liverpullit. Ky vendim i papritur vjen pasi të gjithë prisnin nënshkrimin e tij me Bajern Munihun.
Më parë Virc i tha “jo” Mançester Sitit. Dhe pse këto të fundit po ashtu u tërhoqën nga gara për 22-vjeçarin, duke e konsideruar të lartë shumën e kërkuar.
Mesfushori me tipare sulmuese pritet të transferohet te Liverpullin për më shumë se 100 milionë euro. Lojtari gjerman ka kontratë të vlefshme me Leverkuzenin dhe për dy sezone të tjera.