Provat, Sharll Leklerk komandon në cirkuitin e shtëpisë

Sharl Leklerk ishte njeriu ditës së parë të provave të lira për Çmimin e Madh të Montekarlos. Pasi dominoi sesionin e parë, piloti i Ferrarit shkëlqeu edhe në sesionin e pasdites, duke fiksuar kohën më të shpejtë në cirkuitin qytetas. Mongeasku e ndali kohën në 1 minutë, 11 sekonda e 335 të mijtat në pistën e shtëpisë, duke lënë pas në vend të dytë me 38 të mijtat, liderin e botërorit, Oskar Piastrin e MekLarenit.

Ndërsa Luis Hamilton kompletoi dopietën e Ferrarit në sesionin e dytë të provave, me 105 të mijtat nga shoku i skuadrës. Vendi i katërt për pilotin tjetër të MekLarenit, Lando Norris, me diferencë +0.322 nga Lëklerk. Një e premte që nxori në pah edhe makinat Racing Bulls, të klasifikuara në vend të pestë dhe të gjashtë, përktasëisht me Liam Lauson (+0.468) dhe Isak Haxhar (+0.487).

Më tej u klasifikuan Fernando Alonso (Aston Martin) me 535 të mijtat dhe Aleksandër Albon (Uilliams) me 563 të mijtat.

Më tej, dhjetëshja e parë u kompletua nga Mercedesi i Andrea Kimi Antonelit (+0.647) dhe nga një Maks Vershtapen zhgënjyes me Red Bullin e tij, që ishte 713 të mijtat më i ngadaltë se Lëklerk.

LEXO EDHE:

Back to top button