Zbulohen detajet e kontratës së belgut me kampionët e Italisë

Napoli po bën hapa konkretë drejt transferimit të bujshëm të Kevin De Bryjne. Eksperti i merkatos, Fabricio Romano shkruan se kampionët e Italisë, kanë vënë në tavolinë një ofertë 3-vjeçare me vlerë rreth 27 milionë euro, përfshirë pagën dhe bonusin e nënshkrimit.

Vendimi i mesfushorit të Mançester Sitit pritet të ndikohet edhe nga dëshira për të qëndruar në Europë dhe mirëqenia e familjes.

Një tjetër faktor që shton interesin është mundësia për t’u ribashkuar me Romelu Lukakun, në një projekt të ri nën drejtimin e Antonio Kontes. Një kapitull i ri duket në horizont për belgun, dhe javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të mësuar nëse Napoli do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button