Minesota ngushton rezultatin në serinë finale të Konferencës së Perëndimit

Minesota ka shënuar një fitore të thellë ndaj Oklahoma Sitit, duke triumfuar me rezultat 143:101 në ndeshjen e tretë të serisë së “Play-Off” në Konferencën Perëndimore të NBA-së.
Që në çerekun e parë, Minesota tregoi dominim absolut, duke e mbyllur atë me 20 pikë epërsi (34:14), një sinjal i qartë për rrjedhën që do të merrte takimi. Diferenca u rrit gradualisht gjatë ndeshjes, duke arritur mbi 30 pikë në fillim të çerekut të fundit Entoni Eduards ishte basketbollisti kryesor për vendasit, duke shënuar 30 pikë .
Atij iu bashkua Xhulius Rendwll me 24 pikë të tjera, duke kompletuar një paraqitje të fuqishme të Minnesotas në këtë fazë të rëndësishme të kampionatit. Në anën tjetër, Oklahoma Siti pati një natë të zbehtë, ku vetëm Shai Xhilxheous-Aleksander arriti të shënojë dyshifror me 14 pikë, por pa mundur ta ndihmojë skuadrën të shmangte humbjen.
Me këtë fitore, Minesota ngushton epërsinë e OKlahomws në 2-1 në serinë finale të Konferencës së Perëndimit.