Nju Jorku rikthen goditjen, mund Indianën në transfertë

Nju Jorku fitoi 106-100 ndaj Indiana në finalen e tretë play off të Konferencës së Lindjes në NBA, duke rihapur garën për titullin kampion.

Një ndeshje me rivalitet gjatë gjithë kohës, ku të dyja ekipet dueluan për fitoren. Indiana, që fitoi dy takimet e para jashtë fushe, këtë herë zhgënjeu në fushën e saj.

Gjithsesi, Indiana udhëheq 2-1 serinë. Karl-Antoni Tauns me 24 pikë e 15 kërcime si dhe Xhejlen Brunson me 23 pikë u dalluan për nju-jorkezët.

Në kahun tjetër, Tajriz Haliburton realizoi 20 pikë për Indiana, por që s’mjaftuan për të fituar. Edhe ndeshja e katërt do të luhet në fushën e Indiana.

 

Konferenca e Lindjes-Finale

Nju Jork – Indiana, 106-100 (1-2)

 

Konferenca e Perëndimit-Finale

Oklahoma – Minesota, (2-1)

LEXO EDHE:

Back to top button