Lista e Silvinjos: Rikthehet Mitaj, ndërsa mungojnë Seferi e Mihaj

Trajneri i Kombëtaress së Shqipërisë, Silvinjo ka publikuar listën zyrtare për ndeshjet e qershorit, ku më 7 qershor Shqipëria takohet me Serbinë dhe më 10 qërshor sfidon Letoninë.
Silvinjo ka ftuar 27 lojtarë, ku dy prej tyre vijnë nga Liga e parë e Shqipërisë. Bëhet fjalë për portierin kampion të Egnatias, Mario Dajsinanin dhe mbrojtësin e Dinamos, Naser Alijin.
Ndërsa vihet re rikthimi i Mario Mitaj, i cili rikthehet pas dëmtimit. Në listë mungojnë dy futbollistë, Taulant Seferi dhe Enea Mihaj.
Lista e plotë:
Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha
Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rei Manaj, Mirlind Daku.