MEPSO së bashku me KOSTT nga Kosova, kanë bërë një hap të përbashkët drejt sigurisë energjetike, ja për çka bëhet fjalë
MEPSO së bashku me KOSTT nga Kosova, kanë bërë një hap të përbashkët drejt sigurisë energjetike, ja për çka bëhet fjalë

Shoqëria aksionare MEPSO së bashku me KOSTT nga Kosova, kanë bërë një hap të përbashkët drejt sigurisë energjetike.
Nga MEPSO njoftojnë se bëhet fjalë për një interkoneksion Tetovë- Prizren, i cili synon të krijojë një lidhje të fuqishme prej 400 KV ndërmjet dy sistemeve energjetike të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Takimi mes drejtorit të përgjithshëm të MEPSOS, Burim Latifi, dhe homologut të tij Shaban Neziri u zhvillua në Prishtinë.
Nga MEPSO njoftojnë se përfitimet nga ky projekt do të jenë të shumëfishta, përfshirë rritjen e kapaciteteve të ndërlidhjes mes dy vendeve, krijimin e mundësive për tregti më efikase të energjisë në rajon, mbështetjen e integrimit të burimeve të ripërtëritshme, në kuadër të tranzicionit të gjelbër dhe objektivave afatgjata për energjinë e qëndrueshme./ Alsat.mk