Kallëzim penal/ Ja për çka dyshohet kryetarit i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari
Kallëzim penal/ Ja për çka dyshohet kryetarit i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari

Sektori për Punë të Brendshme në Kërçovë ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare”.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë periudhës nga viti 2017 deri në vitin 2024, Dehari, në cilësinë e kryetarit të komunës, ka lidhur në mënyrë të paligjshme disa kontrata për ofrimin e shërbimeve juridike me avokatë nga Kërçova, ndonëse në kuadër të komunës funksionon një Sektor për çështje juridike me gjithsej 37 të punësuar, të cilët kanë të drejtë ligjore për të përfaqësuar komunën në gjykatat e vendit.
Në këtë mënyrë, sipas Sektorit për Punë të Brendshme, Dehari ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare dhe ka vepruar në kundërshtim me disa ligje, duke u mundësuar disa avokatëve që në dëm të buxhetit të Komunës, të përfitojnë në mënyrë të paligjshme pasuri në vlerë prej rreth 64.000 euro.