Zidan: Jam nga Marseja, por në finale do të anojë për PSZH-në

Po rritet adrenalina për të ndjekur finalen e Ligës së Kampionëve, e cila është parashikuar të luhet të shtunën, më 31 maj, prej orës 21:00 në “Allianz Arena” të Mynihut mes PSZH-së dhe Interit. I pranishëm në “Çmimin e Madh të Monakos”, legjenda e dikurshme e Juventusit dhe Real Madridit, Zinedin Zidan, foli për “Canal+” në lidhje me këtë eveniment të madh. Duke qenë ish-lojtar i Juventusit dhe mbi të gjitha francez, duket e lehtë për të të pozicionohet.

 

“A do ta shikoj finalen e Ligës së Kampionëve? Po, sigurisht, patjetër që do ta shikoj. Edhe pse jam nga Marseja, mendoj se skuadra franceze duhet të fitojë”.

 

Një deklaratë jo shumë befasuese nga një njeri që është bërë simbol për gjithë lëvizjen e futbollit francez. Dhe që ndoshta, kush e di, një ditë mund të gjendet në pankinën e vetë PSZH, kur të vendosë, nëse vendos, të rikthehet në stolin e një ekipi.

Pas fitores së 3 Ligave të Kampionëve, 2 Kupave të Botës për Klube, 2 Kupave të Mbretit, 2 La Ligave, 2 Superkupave të Europës dhe 2 Superkupave të Spanjës, si dhe dy çmimeve si trajneri i vitit, ish-fituesi i “Topit të Artë” i ka dhënë fund aventurës si trajner që nga viti 2021, kur u largua nga Real Madridi.

LEXO EDHE:

Back to top button