Xherdan Shaqiri më i vlerësuari në ekipin e sezonit në Zvicër

Xherdan Shaqiri e mbylli këtë sezon me Baselin si kampion në Superligën e Zvicrës. Ylli shqiptar zhvilloi edicionin e tij më të mirë në karrierë, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë 21 asistime. Kjo e arritur e bënë atë lojtarin më të vlerësuar në formacionin e vitit të krijuar nga “SofaScore”.

Xherdani ka notën mesatare 8.0, ndërsa asnjë lojtar nuk ka arritur ta rivalizojë. Ai po ashtu ka krijuar 31 shanse të arta për gol, ndërsa ka 3.4 pasime kyçe për ndeshje.

Një tjetër statistikat e jashtëzakonshme është se ai ka arritur së paku 2.2 gjuajtje për ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button