Finalja e Ligës së Konferencës, Betis e Çellsi kërkojnë triumfin historik

Në stadiumin në Vroclav të Polonisë do të zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës mes Betisit dhe Çellsit.Për skuadrën spanjolle kjo është finalja e parë evropiane në histori.
Nën drejtimin e Manuel Pellegrinit, skuadra përfundoi e gjashta në La Liga dhe siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, Çellsi synon të bëhet klubi i parë që fiton të gjitha garat kryesore të UEFA-s, nga Liga e Kampionëve, Kupa e Fituesve të Kupave, Liga e Evropës dhe tani Ligën e Konferencës.
Skuadra e Enzo Mareskas, që më parë ka punuar me Pellegrinin te Malaga dhe Uest Ham, arriti në finale pas një fitoreje bindëse ndaj Djurgarden dhe e mbylli sezonin në Premier Ligë, në pozitën e katërt duke u rikthyer në Ligën e Kampionëve pas disa viteve.