Tifozët e Interit pushtojnë Munihun, 40 mijë do të jenë në finale e Championsit

Do të jenë rreth 40 mijë tifozë të Interit në Munih ditën e shtunë për të mbështetur skuadrën dhe për të parë finalen e Ligën e Kampionëve ndaj PSZH. Një numër më i madh se ai prej 18 mijë biletash që klubi zikaltër ka në dispozicion.
Secila nga dy skuadrat finaliste ka numër të njëjtë biletash të vëna në dispozicion nga UEFA. Por, mësohet se tifozët e Interit kanë siguruar rreth 35-30 mijë bileta, duke qenë në numër më të madh në stadium krahasuar me rivalët e PSZH-së.
Natyrisht që në një stadium ku janë rreth 65 mijë tifozë pjesa tjetër e atyre që do të “pushtojnë” Munihun do të qëndrojnë jashtë tij, duke e parë ndeshjen në sheshe, “fun zone” apo lokale.