Musk po largohet nga roli i tij qeveritar si këshilltar i lartë i presidentit amerikan Donald Tramp
Musk po largohet nga roli i tij qeveritar si këshilltar i lartë i presidentit amerikan Donald Tramp

Elon Musk po largohet nga roli i tij qeveritar si këshilltar i lartë i presidentit amerikan Donald Tramp, pasi udhëhoqi përpjekjet për të reduktuar dhe reformuar burokracinë federale.
Largimi i tij shënon fundin e një kapitulli që përfshiu mijëra largime nga puna, shuarjen e agjencive qeveritare dhe një sërë padish.
Njoftimi vjen një ditë pasi CBS publikoi pjesë të një interviste në të cilën Musk kritikonte ligjin kryesor të agjendës së Trampit, duke thënë se ishte “i zhgënjyer” me atë që presidenti e quante “projektligji i madh e i bukur”. Ligji përfshin një kombinim të uljes së taksave dhe forcimit të kontrollit të emigracionit.
Musk e quajti atë “projektligj shpenzimesh masive”, që rrit deficitin federal dhe “minon punën” e Departamentit të tij për Efikasitet. Tramp, duke folur nga Zyra Ovale, e mbrojti agjendën e tij, duke theksuar politikën delikate të negociatave legjislative.