Ulet numri i lindjeve, rritet numri i vdekjeve
Ulet numri i lindjeve, rritet numri i vdekjeve

Në tremujorin e parë të vitit 2025, numri i lindjeve është 3 526, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, është ulur për 2,9 për qind, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës.
Numri i personave të vdekur në tre mujorin e parë të vitit 2025 shënon rritje prej 3,8 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe është 5 398 njerëz, ndërsa prej tyre 15 janë foshnje të vdekura.
Shtimi natyror është negativ dhe është -1 872, që do të thotë, për kaq persona është më i vogël numri i lindjeve të gjalla nga numri i vdekjeve.