Lokalet/ Kush do të kandidojë sivjet?

Lokalet/ Kush do të kandidojë sivjet?

Gazetare: Ajnur Bafqari

Partitë kanë filluar të dalin me emra të kandidatëve që do të garojnë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të tetorit. Koalicioni VLEN po bën analizat e fundit dhe gjatë javës së ardhshme do të nisin ti publikojnë emrat e kandidatëve. Bilall Kasami tha për Alsat, se brenda kryesisë së VLEN-it tashmë kanë filluar të diskutojnë emrat e kandidatëve.

“Jemi në bisedime me krerët e VLEN-it. Në fillim të javës patëm një takim të kryesisë së VLEN-it, ku u debatua edhe për metodologjinë e përcaktimit të kandidatëve, kemi pas komunikim edhe me agresione për matje të opinionit publik, ku në komunat të caktuara do të matet përkrahja e kandidatëve për kandidatë të caktuar….3:53 Besoj se brenda javës tjetër do të dalin emrat e parë që do të kenë mbështetjen e VLEN-it për kryetarë komunash”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Ndërkohë mbrëmë Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ka caktuar 25 kandidatë, shumica prej të cilëve janë kryetarë aktualë komunash. Kandidat për disa prej komunave do të jenë, Dejan Mitevski për Aerodrom, Darko Kostovski Butel, Aleksandar Stojkovski Gjorçe Petrov, Ivan Jordanov Shtip, Marko Kolev Veles, Toni Konjakovski Manastir, Kiril Pecakov Ohër, Mitko Jançev Kavadar e të tjerë.

Lista e plotë e kandidatëve të VMRO-DPMNE-së

1.Dejan Mitevski- Aerodrom
2.Darko Kostovski- Butel
3.Aleksandar Stojkoski- Gjorçe Petrov
4.Zoran Bajovski- Çuçer Sandevë
5.Ivan Jordanov- Shtip
6.Marko Kolev- Veles
7. Dejan Vlladev- Svetinikolë
8.Viktor Paunov- Karbinc
9.Kiro Nackov- Gradsko
10.Mitko Jançev- Kavadar
11.Andon Saramandov- Gjevgjeli
12.Kosta Manevski-Zelenikovë
13.Aleksandar Gjeorgievski- Ilinden
14. Zllatko Ristov- Konçe
15.Ivan Govevski- Dellçevë
16.Gjorge Bozhinov- Novosellë
17. Sllave Andonov- Vasilevë
18. Risto Mançev- Bosilovë
19.Petar Ruzhinski- Berovë
20.Borçe Mitevski- Petrovec
21. Toni Konjanovski- Manastir
22. Kirill Pecakov- Ohër
23. Spase Koçovski- Vevçan
24.Jovica Ilievski- Brvenicë
25.Dimitar Kostadinovski- Jegunovc

“Në periudhën e ardhshme na pret shumë punë. Presim fitore në çdo komunë. Programet e kryetarëve të komunave do të jenë me shumë projekte që do ta transformojnë në çdo pamje” , tha Valentin Mnasievski, VMRO-DPMNE.

Nga BDI thonë se ende është në vijim procesi i përzgjedhjes së kandidatëve.

“Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve është ende në zhvillim e sipër dhe do të bëhet publik në kohën e duhur, përmes procedurave të brendshme të partisë, me qëllim çdo kandidaturë të reflektojë vullnetin e qytetarëve dhe standardeve tona të larta për përfaqësim”, thonë nga BDI.

Nuk dihet akoma edhe fati i kandidatëve të Taravarit, nëse vendos t’i bashkohet Frontit apo do të garojë i vetëm në zgjedhje. Zyrtarisht as LSDM-ja akoma nuk i ka publikuar emrat e kandidatëve. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button