Fshati zviceran i Blatten është shkatërruar pasi një pjesë e madhe e një akullnaje u shemb në një luginë

Fshati zviceran i Blatten është shkatërruar pasi një pjesë e madhe e një akullnaje u shemb në një luginë

Edhe pse fshati u evakuua rreth një javë më parë për shkak të frikës se akullnaja Birch mund të shembej, një person është raportuar i zhdukur.

Shumë shtëpi u rrafshuan me tokë dhe pothuajse i gjithë fshati u varros. 300 banorë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre më 19 maj, pasi gjeologët që monitoronin zonën paralajmëruan se akullnaja dukej e paqëndrueshme. Disa prej tyre mund të mos jenë kurrë në gjendje të kthehen.

Qeveria zvicerane ka premtuar të sigurojë burime financiare për t’u mundësuar banorëve të kthehen, nëse jo në vetë fshatin, të paktën në zonën përreth. Megjithatë, Rafael Mayoraz, kreu i zyrës rajonale të rreziqeve natyrore, paralajmëroi se mund të nevojiten evakuime shtesë në zonat pranë Blaten.

 

 

 

 

Glaciologët që kanë monitoruar shkrirjen për vite me radhë paralajmërojnë se disa qytete dhe fshatra alpine mund të jenë në rrezik në të ardhmen.

 

 

 

 

 

 

 

Raporti i fundit mbi gjendjen e akullnajave të Zvicrës sugjeron se ato mund të zhduken të gjitha brenda një shekulli nëse temperaturat globale nuk mbahen brenda rritjes prej 1.5°C mbi nivelet para-industriale, siç është rënë dakord dhjetë vjet më parë nga gati 200 vende sipas Marrëveshjes së Parisit për Klimën.

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button