Befason të gjithë dhe prezantohet te klubi i fëmijërisë

Anhel Di Maria, ka befasuar me të ardhmen, teksa është prezantuar si lojtari më i ri i Rosario Central në Argjentinë.

Në moshtën 37-vjeçare, sulmuesi argjentinas ka vendosur që të rikthehet te klubi i fëmijërisë. Një zgjedhje e papritur nga ana e Di Marias, i cili kishte oferta nga Arabia Saudite dhe Inter Miami. Ai i dha fund aventurës 2 vjeçare me Benfikën.

Interesant është fakti se në vitin 2007, argjentinasi largohej nga Rosario për t’u bashkuar me Benfikën, ndërkohë që kësaj here ndodhi e kundërta, përfundoi aventurën me skuadrën portugeze për t’u rikthyer te Rosario.

LEXO EDHE:

Back to top button