Për “Djajtë e Kuq” sulmuesi i Napolit do të jetë goditja e verës

Mançester Junajted ka nisur bisedimet me Napolin për një marrëveshje të jashtëzakonshme shkëmbimi, që përfshin Viktor Osimhenin dhe Rasmus Hojlundin, plus një shumë të konsiderueshme prej 33.5 milionë paundësh.

Një lëvizje që, nëse realizohet, mund të tronditë merkaton europiane. Sipas raportimeve nga mediat italiane, Junajtidi ka dërguar në Itali përfaqësuesin e lartë të merkatos, Mat Hagrivs, për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me presidentin e Napolit, Aurelio de Laurentis dhe drejtorin sportiv, Xhovani Mana. Objektivi është i qartë ta bindin Napolin të pranojë Hojlund si pjesë të marrëveshjes dhe ta largojnë Osimhenin nga radari i klubeve rivale dhe i ofertave të pasura nga Arabia Saudite.

Në letër, marrëveshja duket si një përforcim i madh për Junajtidin. Por transferimi i Osimhen në “Old Trafford”, pas një prej sezoneve më katastrofike në historinë moderne të klubit, nuk është i garantuar. Pa një projekt të qartë dhe me mungesë në Ligën e Kampionëve, bindja e sulmuesit nigerian për të pranuar kalimin në Mançester mbetet një sfidë më vete.

Gjithsesi, një nga goditjet më të mëdha të verës mund të jetë në horizont. Nëse marrëveshja realizohet, ajo do të sinjalizonte një kapitull të ri si për Junajtidin, ashtu edhe për Napolin, me Osimhen që do të zëvendësonte krizën e golave në Angli, ndërsa Hojlund do të kërkonte rilindjen nën drejtimin e Antonio Kontes në Serinë A.

LEXO EDHE:

Back to top button