Sinner dhe Zverev avancojnë pa probleme, fitojnë edhe Gauf e Badosa

Janë luajtur në Paris ndeshjet e raundit të dytë në grand slam të Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè. Tenisti serb Novak Gjokoviç avancon më tej pas fitores 3-0 ndaj Korrentin Moutet. Në raundin e tretë avancon edhe italiani Janik Sinner, numri 1 në botë, që mundi po 3-0 Rishard Gaske.

Vuan disi por në fund fiton edhe tenisti gjerman Aleksander Zverev. Numri 3 në botë mundi 3-1 Jesper de Jong. Një biletë për më tej sigurojnë edhe Jiri Lehecka, Andrej Rublev, Kameron Norrie dhe Xhe Drejper.

Edhe te femrat nuk ka befasi. Numri 3 në botë, tenistja amerikane Koko Gauff, mundi 2-0 Tereza Valentova. Kualifikohet më tej edhe tenistja spanjolle Paula Badosa, që fitoi 2-1 ndaj Gabriela Ruse. Më tej avancojnë edhe Madison Kejs, Marketa Voundrusova, Mira Andreva, Xhesika Pegula, Sofia Kenin e Daria Kasatkina.

LEXO EDHE:

Back to top button