Ançeloti: Do të bëj Brazilin si Real Madridi i sezonit të kaluar

Trajneri italian, Karlo Ançelotti tashmë është emëruar në stolin e Kombëtares së Brazilit. Gjatë një interviste, Ançeloti tha se Brazilin do ta bëjë si Real Madridi. Por, ai thotë se “JO” sikur Real Madridi i këtij sezoni.

“Brazili im do luajë si Real Madridi, por jo sikur Real Madridi i këtij sezoni, por si ai i vitit të kaluar”, u shpreh Ançeloti.

Brazili gjatë muajit qershor do t’i luajë dy ndeshje, atë kundër Ekuadorit më 6 dhe ndaj Paraguait me 11 qershor./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button