Dita e sklerozës së shumëfishtë, personat e prekur dhe familjarët e tyre kërkojnë kushte dhe qasje të barabartë në shoqëri

Dita e sklerozës së shumëfishtëDita e sklerozës së shumëfishtë, personat e prekur dhe familjarët e tyre kërkojnë kushte dhe qasje të barabartë në shoqëri

Gazetare: Linda Ebibi

Në Ditën Botërore të Sklerozës së Shumëfishtë, Shoqata e personave me invaliditet trupor mbajti marsh protestues me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit për problemet me të cilat përballet kjo kategori e qytetarëve, nga ku theksuan se janë shumë larg qasjes së barabartë në shoqëri.

“Kur bëhet fjalë për personat me invalidët trupor problemi bazë është qasja.. ja vet e shihni se me çfarë barriera përballen personat që lëvizin me karrocë me rrota, nuk ka rampa, nuk ka lifte në shumë objekte në hapësirat publike. Në brendësi të shtetit situata është shumë më keq. Ne si shoqatë apelojmë tek ministria e transportit dhe tek institucionet e tjera kompetente që kur të planifikohen ndërtimet, kur planifikohen rrugica të reja të aplikohen masat për qasje të barabarta”, tha Branimir Jovanovski, kryetar i Shoqatës të personave me invaliditet trupor.

“Ne do donim të jetonim të barabartë sikurse të tjerët, pasi e posedojmë atë potencial, megjithatë që potenciali të jetë ashtu qasja është e para dhe themelore që nuk na mundëson këtë, dhe duke nisur nga këtu jemi të penguar të arsimohemi, të krijojmë familje të jemi të punësuar, të edukohemi”, u shpreh Hristina Proskovska, Person me sklerozë  të Shumëfishtë.

Edhe prindërit e personave me Sklerozë të Shumëfishtë kërkojnë ndihmë nga shtetit, pasi e kanë shumë të vështirë të kujdesen për fëmijët e tyre.

“Na nevojitet mbështetje e asistentëve, të na japin ndihmë, edhe neve prindërve na duhet asistentë. Deri më tani nuk kemi pasur asistent. Si nënë unë shkoj me të, në shkollën fillore nëntë vite unë kam shkuar me atë”, u shpreh një nënë e fëmijës me sklerozë të shumëfishtë.

Zëvendës ministri i Punës dhe Politikës Sociale tha se janë të vetëdijshëm për problemet me të cilat përballet kjo kategori e qytetarëve dhe se Qeveri është duke punuar për përmirësimin e kushteve./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button