Zjarri shpërthen në një spital në Hamburg, humbin jetën tre pacientë dhe dhjetëra tjerë lëndohen

Zjarri shpërthen në një spital në Hamburg, humbin jetën tre pacientë dhe dhjetëra tjerë lëndohen

Tre pacientë humbën jetën dhe shumë tjerë u lënduan, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, pasi një zjarr shpërtheu brenda natës në një spital në qytetin gjerman Hamburg, kanë njoftuar autoritetet e atjeshme.

Zjarrfikësit ishin alarmuar kur një zjarr shpërtheu në spital, pak minuta pas mesnatës, transmeton Telegrafi.

Zjarri shpërtheu në një dhomë në katin e parë të ndërtesës dhe shpejtë u përhap nëpër fasadë në katet e sipërme.

Tymi u shpërnda në tërë objektin katër-katësh, kurse në fillim nuk diheshin shkaqet që çuan në zjarr.

Zjarrfikësit thanë se tre pacientë të rritur humbën jetën dhe mbi 50 tjerë u lënduan, ku dy prej tyre janë në gjendej të rëndë.

LEXO EDHE:

Back to top button