Krijohet çamçakëzi që zvogëlon transmetimin e gripit dhe herpesit
Krijohet çamçakëzi që zvogëlon transmetimin e gripit dhe herpesit

Sëmundjet virale kontribuojnë në sfidat globale shëndetësore
Në botën e sotme, sëmundjet infektive janë një kërcënim i madh, siç demonstrohet nga pandemia e koronavirusit dhe shpërthimet e H1N1, SARS, Ebola, Zika dhe H5N1 (gripi i shpendëve) – të cilat kanë pasur ndikime të rëndësishme globale në shëndetësi dhe ekonomi. Por sëmundjet më të zakonshme virale kontribuojnë gjithashtu në sfidat globale shëndetësore dhe kostot ekonomike. Për shembull, epidemitë sezonale të gripit ndodhin çdo vit, duke shkaktuar një barrë të konsiderueshme globale sëmundjesh dhe humbjesh ekonomike. Ndërkohë, virusi herpes simpleks (HSV-1), i cili përhapet kryesisht përmes kontaktit oral, infekton më shumë se dy të tretat e popullsisë së botës dhe është shkaku kryesor i verbërisë infektive në vendet perëndimore.
Shkalla e ulët e vaksinimit kundër viruseve të gripit dhe mungesa e një vaksine kundër herpesit simpleks nxjerrin në pah nevojën për një qasje të re – një qasje që synon të zvogëlojë ngarkesën virale në vendet e transmetimit. Dhe për viruse si këto, të cilat transmetohen më me efikasitet përmes gojës sesa përmes hundës, kjo do të thotë që duhet të përqendrohemi në zgavrën orale. Tani, në një studim të botuar në Molecular Therapeutics, studiuesit nga Shkolla e Mjekësisë Stomatologjike e Universitetit të Pensilvanisë dhe kolegët e tyre në Finlandë kanë bërë pikërisht këtë.
Çamçakëz që përmban një proteinë natyrale antivirale.
Dr. Henry Daniel ka përsëritur një studim mbi të cilin punoi gjatë pandemisë Covid-19 për të krijuar një çamçakëz me potencialin për të neutralizuar viruset, duke shpjeguar se viruset përhapen më shumë nga zgavra orale sesa nga hunda.
Meqenëse bima përmban proteinën natyrale antivirale FRIL, çamçakëzi i bërë prej saj ka treguar se neutralizon dy viruse herpes simpleks (HSV-1 dhe HSV-2) dhe dy lloje të gripit – H1N1 dhe H3N2. Sipas rezultateve të studimit, 40 miligramë proteina në një çamçakëz prej dy gramësh ishin të mjaftueshme për të ulur ngarkesën virale me më shumë se 95 përqind.