Paga minimale 500 euro, “E Majta” paralajmëron ndryshime ligjore

Paga minimale 500 euro, “E Majta” paralajmëron ndryshime ligjore

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Sapo u mendua se u harrua, tema e rritjes së pagës minimale përsëri po aktualizohet. Këtë herë partia “E Majta” përmes Kuvendit do të inicojë ndryshime ligjore, me qëllim që nga korriku i këtij viti, paga minimale të shënojë 30,000 denarë. Kjo iniciativë siç thonë ata, është e bazuar në kërkesat e sindikatave por edhe pas huamarrjes së 6 miliard eurove nga Britania e Madhe.

“Grupi i deputetëve të “Së Majtës” propozon rritje të pagës minimale në 30 mijë denarë. Grupi i deputetëve i “Së Majtës” do të propozojë ndryshime të ligjit për pagën minimale të cilat përshtaten me kërkesat e sindikatave periudhën e fundit. Këtë e propozojmë menjëherë pas huamarrjes më të madhe në historinë e Republikës së Maqedonisë, kur Maqedonia hyri në borxh prej 6 miliard euro. Në kushte të këtilla të borxhit, i sigurojmë qytetarët sipas shembujve nga kontinenti se do të vijojnë masa për kursim. Për shmangien e efekteve nga masat për kursim në afat të shkurtër, konsiderojmë se paga minimale duhet të rritet menjëherë”, deklaroi Amar Mecinoviq – E Majta.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçoska, nuk deshi të komentojë nëse kjo do të ishte e pranueshme për Qeverinë por e la në dorë të punëdhënësve dhe punëtorëve nëse për këtë do të mund të arrijnë akord mes vete.

“Ne si ministri e financave nuk jemi kompetent për pagën minimale, nuk është në korniza të resorit tonë. Për këtë kompetente është Ministria e Ekonomisë dhe Punës por thjeshtë si një mbikëqyrës sepse për këtë diskutojnë punëdhënësit dhe punëtorët. Gjithçka që do të dakordohet, ne do ta pranojmë. Duhet të ulen të dy palët dhe të dakordohen”, tha Gordana Dimitrievska Koçoska – Ministre e Financave.

Në muajin mars, propozim ligj për rritje të pagave deri në 15,000 denarë dorëzoi edhe LSDM-ja opozitare por i njëjti nuk u pranua nga shumica parlamentare. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button