Renditja e klubeve sipas “Forbes”: Real Madridi para Mançester Junajtedit

“The Forbs” ka publikuar renditjen e përvitshme të klubeve më të vlefshme të futbollit në botë për vitin 2025, dhe Real Madridi është sërish në krye. Gjigantët spanjollë kryesojnë këtë listë prestigjioze me një vlerësim rekord prej 6.21 miliardë eurosh dhe të ardhura vjetore që arrijnë në 1.04 miliardë euro.

Në vendin e dytë renditet Mançester Junajted, me një vlerësim prej 6 miliardë eurosh dhe të ardhura prej 770 milionë eurosh. Barcelona kompleton podiumin në vendin e tretë, me një vlerë tregu prej 5.19 miliardë eurosh dhe të ardhura prej 753 milionë eurosh.

Në renditjen e plotë të 10 klubeve më të vlefshme në botë, dominimi është i dukshëm nga klubet angleze, me Liverpullin, Man. Sitin, Arsenalin, Totenhamin dhe Çellsin që përfaqësojnë fuqishëm Premier Ligën. Liverpulli, i cili renditet në vendin e katërt, ka një vlerë prej 4.97 miliardë eurosh dhe të ardhura prej 710 milionë eurosh, ndërsa Man. Siti vlerësohen me 4.88 miliardë euro dhe të ardhura prej 823 milionë eurosh.

Lista përfshin gjithashtu kampionët gjermanë të Bajern Munihut, të renditur në vendin e gjashtë me 4.7 miliardë euro dhe të ardhura prej 760 milionë eurosh, si dhe Paris Sen Zhermenin në vendin e shtatë, me një vlerë prej 4.23 miliardë eurosh dhe të ardhura prej 800 milionë eurosh.

LEXO EDHE:

Back to top button