Identiteti maqedonas, Siljanovska pret raport real dhe mbështetje për projekt rezolutën
Identiteti maqedonas, Siljanovska pret raport real dhe mbështetje për projekt rezolutën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, pret raport real dhe mbështetje për projekt-rezolutën me të cilën do të duhet të garantohet identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase në Parlamentin Evropian. Për presidenten është e pa kuptimtë, që në shekullin 21, në Parlamentin Evropian të lexohet apo dëgjohet ndonjë amendament për mohim të identitetit të dikujt.
“Sinqerisht nuk prisja që në shekullin 21, në Parlamentin Evropian, të lexoj apo dëgjoj ndonjë amendament, merreni me mend në shekullin 21, të mohoni identitetin e dikujt. Kjo është një dukuri e panjohur, sidomos duke e pasur parasysh se jeni ulur në një institucion që është pjesë e BE-së, në dokumentet themelore të së cilës… garantohet respektimi i identitetit kombëtar dhe kulturor, i dinjitetit dhe integritetit njerëzor. Kjo është diçka shokuese. Domethënë pres të mbështetet pasi në të kundërtën do të flasë shumë keq për kapacitetin demokratik të Parlamentit Evropian”, deklaroi Gordana Siljanovska, Presidente. /Alsat.mk