Arbër Hoxha: Sfida me Serbinë është vendosëse për Botërorin

Sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha u shfaq në konferencën për shtyp në krah të portierit Tomas Strakosha. Ai u shpreh se kjo ndeshje është vendimtare për rrugën drejt Botërorit dhe se nëse duhet të zgjidhte fitoren me Serbinë dhe humbjen me Letoninë, do ta pranonte. Ndër të tjera, Hoxha u pyet për unazën që mban në gishtin e martesës, teksa zbuloi që është vetëm i fejuar, dhe së shpejti do të martohet.

 

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, e dimë që kundërshtari ka shumë cilësi, por po punojmë shumë mirë, po përgatitemi dhe shpresojmë e besojmë që do ta fitojmë ndeshjen. Ne jemi profesionistë, do bëjmë tonën në fushë, bëjmë më të mirën. Kjo ndeshje është e vështirë dhe vendos për një vend “play off” për në Botëror, shpresojmë të fitojmë dhe të kemi shpresë në Botëror. Konkurrenca të bën më të fortë, jemi në Kombëtare, sado minuta që të kemi të japim më të mirën. Jam vetëm i fejuar, por edhe shumë shpejt i martuar. Kam qenë i vogël në atë kohë, po ka qenë shumë emocionale jo vetëm për mua, po për të gjithë shqiptarët, Hysaj na tregon edhe tani për historinë atje. Ne duhet të bëjmë më të mirën. Do e pranoja të fitonim me Serbinë dhe të humbnim me Letoninë”, përfundoi Arbër Hoxha.

 

Gardiani kuqezi u shpreh se do të jetë një ndeshje e vështirë, por që e kanë përgatitur mjaft mirë dhe se janë gati. Ndër të tjera ai tha se duhet të tregojnë që e meritojnë Botërorin dhe të fitojnë për të vazhduar ëndrrën.

 

“Nuk e shikoj veten personalisht, duhet të punojmë të gjithë si grup. Ata janë një grup i mirë, por edhe ne kemi kualitet, e përballojmë mirë Serbinë dhe jemi gati për atë ndeshje. Deri tani po shikoj djemtë që janë të përgatitur, të emocionuar si për çdo ndeshje, e di që për tifozët është diçka më shumë. Por ne dimë që vlen për 3 pikët dhe jo më shumë, duhet të bëjmë të lumtur tifozët tanë dhe te festojmë me të. Tifozët e kanë treguar se nuk është një ndeshje si ato që kemi luajtur tani, por ne shikojmë nga ana sportive. Duhet të tregojmë që e meritojmë Botërorin dhe e shtuna është ndeshja më e rëndësishme që kemi tani për të vazhduar ëndrrën tonë, e kemi përgatitur shumë mirë deri tani, çunat janë pozitivë dhe besoj mund tja dalim,” tha mes tjerash Strakosha.

Sfida Shqipëri-Serbi do të zhvillohet më 7 qershor në stadiumin “Air Albania” në orën 20.45.

LEXO EDHE:

Back to top button