Plasin polemikat në rrjet për golin e Ronaldos që kualifikoi Portugalinë

Të shumta kanë qenë polemikat në rrjetet sociale, nga tifozë të ndryshëm, në lidhje me pozicionin në të cilin Kristiano Ronaldo arriti të shënonte golin e fitores ndaj Gjermanisë, duke dërguar Portugalinë në finale.
Edhe pse sistemi VAR e konsideroi të rregullt, tifozët ngrejnë pikëpyetje të mëdha në lidhje me këtë verdikt, pasi në pamjen e parë me sy të lirë, duket sikur Kristiano Ronaldo është më i avancuar. Nuk kanë munguar as krahasimet me disa gola polemizues që Kristiano Ronaldo ka shënuar gjatë kohës që ishte pjesë e Realit të Madridit dhe nuk kishte VAR.