Nis “pastrimi” te Arsenali, largohen Sterling dhe Neto

Pas tri vitesh radhazi e renditur në vendin e dytë në Premier Ligë, te skuadra e Arsenalit janë duke bërë disa modifikime që synojnë t’i japin ekipit të trajnerit Mikel Arteta titullin e shumëpritur.
Kështu, klubi ka konfirmuar se janë në bisedime me Tomas Partej për rinovimin e kontratës së tij. Mesfushori 31-vjeçar ganez, pas 52 ndeshjeve të luajtura këtë sezon në të gjitha garat (4 gola dhe 3 asist) ka një kontratë që skadon më 30 qershor dhe “Topçinjtë” kanë vendosur ta mbajnë në “Emirates”.
Për sa i përket Rahim Sterlingut dhe Neto-s, përkatësisht anësori sulmues anglez dhe portieri brazilian, ata do të largohen nga Arsenali. Ata do të kthehen në klubet e tyre përkatëse në fund të huazimeve, përkatësisht Çellsi dhe Bornemaut.
Si transferim i lirë do të largohet Kieran Tiernej. Mbrojtësi i majtë skocez, 27-vjeç, mund të shkojë te Seltiku, në klubin e fëmijërisë së tij pas nënshkrimit të një parakontrate.