Cesk Fabregas shpalos kërkesat e tij tek Interi

Cesc Fabregas, trajneri i Komo-s, ka paraqitur kërkesat e tij ndaj Interit për një kontratë trevjeçare, me opsion për një sezon shtesë, dhe garanci për nënshkrime të reja gjatë afatit kalimtar të verës.
Fabregas mbetet objektivi kryesor i Interit për të zëvendësuar Simone Inzagin, i cili tashmë është zyrtarizuar te Al-Hilal. Megjithatë, largimi i Fabregasit nga Komo duket i vështirë. Si ai, ashtu edhe presidenti i klubit italian, Mirvan Suvarso, kanë shprehur angazhimin e tyre për projektin afatgjatë të Komo-s.
Nëse Interi nuk arrin të bindë Komon dhe Fabregasin, opsionet alternative janë Patrik Vieira dhe Kristian Kivu, por ata mbeten shumë prapa në listën e preferencave të drejtuesve zikaltër. Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, udhëtoi në Londër të mërkurën për të diskutuar me Fabregasin dhe drejtuesit e Komo-s.