Dy tenistet më të mira në finalen e Roland Garros-it

Tenistja bjelloruse Arina Sabalenka dhe ajo amerikane Koko Gauff janë dy finalistet e Grand Slam të Roland Garros. Ky është turneu më i rëndësishëm i fushave me dhe, që zhvillohet në Paris.

Sabalenka, numri 1 në botë, mundi 2-1 në gjysmëfinale polaken Iga Sviatek (7-6, 4-6, 6-0). Një ndeshje që pati rivalitet dhe emocione vetëm në dy setet e para, pasi në të tretin polakja nuk fitoi asnjë “gem”. Seti i parë, që u vendos në “tie break” nga Sabalenka, ndikoi jo pak në rezultatin final.

Më e lehtë fitorja e Gaufit, që mundi 2-0 (6-1, 6-1) francezen Lois Boison. Kjo e fundit, numri 361 në botë, kishte befasuar deri më tani. E ardhur në turne me një “wild card” (ftesë) ajo shkoi deri në gjysmëfinale, ku u dorëzua përballë numrit 2 në botë. Ndaj, finalja e së shtunës pritet me interes, pasi do të përballen dy tenistet më të mira në botë.

LEXO EDHE:

Back to top button