Bakllavaja mbretëron në sofrat e Bajramit – Festë, aromë dhe traditë në çdo shtëpi
Bakllavaja mbretëron në sofrat e Bajramit – Festë, aromë dhe traditë në çdo shtëpi

Sot, në çdo cep të vendit, aroma e ëmbëlsirës më të dashur shqiptare – bakllavasë – mbush tryezat familjare. Përveç urimeve dhe lutjeve, sjell me vete edhe shijen tradicionale që bashkon breza.
Bakllavaja, e përgatitur me përkushtim ditë më parë, sot shërbehet me krenari në çdo shtëpi, si simbol mikpritjeje, respekti dhe gëzimi.
“Bakllavaja është e para që shërbehet kur të vijnë mysafirët. E bëjmë me shumë kujdes, se është pjesë e traditës tonë,” – u shpreh një amvise.
E hollë, me shtresa të pafundme petësh të punuara me dorë, mbushur me arra dhe e lagur me sherbet, kjo ëmbëlsirë është më shumë se një ushqim – është kujtim, simbol dhe festë.
Bajrami nuk ka kuptim pa bakllavë, dhe as bakllavaja pa dashurinë që futet në përgatitjen e saj.