Me një ceremoni të veçantë, në Universitetin e Evropës Juglindore, kanë hedhur kapelat e diplomimit gjenerata e 21 e studentëve të këtij universiteti
Me një ceremoni të veçantë, në Universitetin e Evropës Juglindore, kanë hedhur kapelat e diplomimit gjenerata e 21 e studentëve të këtij universiteti

Me një ceremoni të veçantë, në Universitetin e Evropës Juglindore, kanë hedhur kapelat e diplomimit gjenerata e 21 e studentëve të këtij universiteti. Rektori në largim i këtij universiteti, porositi studentët që të mos orientohen vetëm në perëndim për të gjetur punë e jetë më të mirë, por të veprojnë dhe punojnë edhe këtu. Duke folur për cilësinë që nxjerr në tregun e punës Universiteti i Evropës Juglindore, Bexheti tha se në UEJL, nga numri i përgjithshëm prej rreth 32 000 studentëve në tre ciklet studimore, kanë diplomuar rreth 55 për qind, që tregon përkushtimin e këtij universiteti, për nxjerrje të kuadrove të mirë përgatitur për tregun e punës në vend dhe më gjerë.
“Në këtë ditë kulmore të një pune të palodhshme me orë të gjata e netë pa gjumë që kontribuoi në rritjen tuaj personale, keni arritur në shtegun e dijes dhe përgatitjes tuaj profesionale. Ju jeni gjenerata e 21 dhe bëheni pjesë numerike e rreth 32.000 studentëve të regjistruar në tre cikle studimore. Deri diplomike 24.000 studentë, 6400 master dhe 650 doktorantë, përfshi këtu edhe që deri tani kanë statusin e studentit. Deri më sot vetëm gjysma e tyre kanë diplomuar, apo rreth 17.300 studentë, që i bie 55 për qind. Pra nëse dëgjoni se në universitetet private ka kalueshmëri të lartë, demantojnë këto evidenca, madje të argumentuara”, tha Abdylmenaf Bexheti, Rektor i UEJL.