Me fillimin e sezonit veror janë shtuar edhe kolonat në pikat kufitare

Me fillimin e sezonit veror janë shtuar edhe kolonat në pikat kufitare

Gazetare: Ajnur Bafqari

Vendosjen në funksion të One Stop Shopit, qytetarët e presin me optimizëm. Thonë se kjo ndoshta do të shkurtojë pritjet e gjata në sezon, ndërsa në vend që të presin në dy pika, tanimë do të duhet të presin në një pikë të vetme.

Bëhet fjalë për pikën kufitare Tabanoc, vendkalimi më i frekuentuar sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë sezonit veror qytetarët zakonisht presin me orë të tëra për hyrje dalje në këtë pikë. Autoritetet paralajmërojnë vendosjen në funksion përpara fillimit të këtij sezoni, ndërsa thonë se me të njëjtin pritet që lëvizja e qytetarëve të përshpejtohet dyfish. Vendimi për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta është miratuar, ndërsa jo zyrtarisht zbatimi i saj mund të pritet nga mesi i qershorit.

“Në kohën e verës ka shumë turma, tani është normale gjendja, por në verë zakonisht ka radhë të gjata dhe presim shumë, e madje ndonjëherë edhe kthehemi në Preshevë, pasi jemi afër. Një pikë, shumë mirë do të ishte, përse të presim në dy vende, kur mund të presim vetëm në një pikë”, tha një qytetar.

“Ajo është mirë, mund të ndihmojë. Tani nuk është e tmerrshme, por në sezone mendoj se do të ndihmojë, do të ishte mirë të vendoset diçka“, tha një qytetar.

“Mendoj se do të ndihmonte, me siguri do të ndihmonte. Këtë pikë kufitare e kaloj rregullisht pasi punoj këtu në Reçicë, le të ketë më pak pritje, tani është në rregull, por së shpejti në sezone do të ketë turmë të madhe. Sot nuk ka shumë, por këtu nga gjysmë ore deri në 1 orë”, shtoi një tjetër qytetar.

“Unë mendoj se do të ndihmojë. Është shumë mirë që do të jetë vetëm një pikë e daljes, do të ishte shkëlqyeshëm. Udhëtoj rregullisht në këtë pikë kufitare, kur jam me makinë nuk ka shumë probleme, por më shumë udhëtoj me autobus, e atëherë ka shumë probleme”, tha një qytetare.

“Atëherë nuk besoj se do të vij i, se sot në aeroport se as sot nuk kisha ardh se edhe sot fluksi është. Nuk e di nuk po duket, nuk besoj, te serbët nuk besoj se nuk ju konvenon”, theksoi një qytetar.

“Ndonjëherë presim më shumë, ndonjëherë më pak, por në pikë të sezonit pritet mbi 1 orë”, tha një qytetar.

Në prag të festave verore, fundjavës së zgjatur shkaku i festës dhe lidhjes që krijon kjo pikë kufitare, sipas autoriteteve pritet që të ketë fluks më të madh se vitet e kaluara. Pika kufitare në Tabanoc gjendet në autostradën që lidhë vendet kryesore të Evropës dhe Ballkanit. Gjatë sezonit të verës, radhës arrijnë deri në 2km, ndërsa pritjet deri në 1 orë. Aktualisht sistemi OneStopShop zbatohet në Bllacë dhe Jazhincë, ndërsa nuk është paraparë të zbatohet në kufirin me Greqinë dhe Bullgarinë për shkak se dyja vendet fiqnjë janë pjesë e BE-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button