Maqedonia me plot optimizëm niset drejt Kazakistanit
Maqedonia me plot optimizëm niset drejt Kazakistanit

Gazetar: Mahir Thaçi
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, në orën 15.00 nisi rrugëtimin 6 orëshe drejt Astanës në Kazakistan. Ekspedita e Maqedonisë me plot optimizëm niset në këtë rrugë me besimin e plotë se me 3 pikë do rikthehet nga kryeqendra e Kazakistanit.
Tradita është në anën e Maqedonisë, e cila duhet të konfirmojë formën e mirë dhe të përmbyll ciklin e qershorit me 3 pikë të reja, që e sjellin në kreun e grupit.