Portugalia, fituese e Ligës së Kombeve

Portugalia, fituese e Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Portugalisë, për herë të dytë është fituese e Ligës së Kombeve, pasi që në finalen e zhvilluar në Munih, mundi Spanjën, vetëm pas ekzekutimit të penaltive, ndërsa ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazim 2-2. Spanja e para hapi rezultatin me golin e Zubimendit, para se Mendes të barazojë shifrat në 1-1. Në kohën shtesë të pjesës së parë, Ojerzaball solli sërish Spanjën në epërsi. Në pjesën e dytë Kristiano Ronaldo shënoi në minutën e 61-të për të barazuar rezultatin në 2-2. Koha shtesë nuk solli fituesin, andaj u kalua në ekzekutim të penaltive. Alvaro Morata nuk realizoi për Spanjën dhe Portugalia shënoi fitore me rezultat 5-3. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button