Shqipëria gati të “thyejë mallkimin” në Riga kundër Letonisë

Pas barazimit me Serbinë, kombëtarja e Shqipërisë, do të luajë në transfertë ndaj Letonisë. Duel ky që do të zhvillohet të martën në orën 20:45 në “Skonto Stadions”.

“Kuqezinjtë” do të tentojnë fitoren në transfertë, pasi çdo rezultat tjetër do të ishte fatal për ekipin e Silvinjos. Në historinë e tyre, këto 2 ekipe janë përballur mes tyre 5 herë.

Por ajo që bie në sy është se “kuqezinjtë” nuk ia kanë dalë të fitojnë asnjërën prej tyre. Janë ndalur 5 herë në barazim me Letoninë. “Djemtë” e Silvinjos, kanë mundur të shënojnë 6 gola, teksa po kaq gola janë pësuar.

Dueli i ditës së martë, është histori tjetër dhe kombëtarja kuqezi do të hyjë në fushë për “All-In” për triumfin për të shpresuar deri në fund të vendi i dytë në gurpin “K” që të çon në “Play-Off”.

LEXO EDHE:

Back to top button