Maqedonia në avantazh, Trajkovski dënon gabimet e vendasve

Minuta e 5-të, dhe rasti i parë për Maqedoninë. Miovski vjedh topin, ndërsa në vazhdim të aksionit Alioski godet ashpër, por portiere vendas Seisen është në vendin e duhur. Në minutën e 11 është goditja e dytë drejt portës vendase. Kësaj radhe Elmasi godet drejt portierit vendas. Një minutë më vonë, Çurlinov dërgon gjuajtje nga këndi i vështirë, por sërish ndalohet nga portieri Seisen.
Kazakistani rasti e parë e kishte në minutën e 15-të, kur Kenzhebek godet shtyllën e Dimitrievskit. Në minutën e 30-të aksion i shpejtë i Kazakistanit dhe goditja e Samorodovit përfundon në duart e Dimitrievskit.
Në minutën e 32-të, pas një aksioni të gjatë, Trajkovski dënon huqjet e vendasve dhe me një goditje precize drejtion topin në këndin e largët për 1-0. Në vazhdim vendasit tentuan që të rikthejnë goditjen, por pa sukses.
Foto: Igor Panevski