Kombëtaret që tani të kualifikuara në Botërorin 2026

Plotë 48 skuadra pjesëmarrëse në vend të 32 të zakonshmeve. Botërori 2026, i planifikuar të zhvillohet në Kanada, SHBA dhe Meksikë, do të jetë më i madhi ndonjëherë, me plot 16 kombëtare më shumë. Do të duhet ende kohë për të mësuar cilat kombëtare europiane do të marrin pjesë në Botërorin 2026, ndërsa nga Amerika e Jugut dhe Azia kanë ardhur tashmë emrat e parë të skuadrave të sigurta për të luajtur në Kupën e Botës.
Japonia është skuadra e parë aziatike e kualifikuar në Botërorin 2026. Irani, me dopietën e Taremit ndaj Uzbekistanit në barazimin 2-2, më 25 mars, u bë skuadra e dytë e kualifikuar për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm. Vetë Uzbekistani arriti për herë të parë në historinë e tij kualifikimin në qershor 2025, falë barazimit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në Botëror, për herë të parë në histori, do të jetë edhe Jordania, falë fitores 3-0 në fushën e Omanit. Koreja e Jugut ka siguruar gjithashtu biletën për Kupën e Botës 2026.
Argjentina, kampione në fuqi e botës, ishte skuadra e parë nga Amerika e Jugut që siguroi pjesëmarrjen në Botërorin 2026. Më pas Brazili dhe Ekuadori siguruan gjithashtu biletën për në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm.
Në total do të jenë gjashtë skuadra nga Amerika e Jugut në Botërorin 2026, ndërsa e shtata do të luajë në “play-off”-et ndërkontinentale për një vend në finale.
Ndërkohë Zelanda e Re është skuadra e parë nga Oqeania që siguron pjesëmarrjen në Botërorin 2026. Është kualifikuar gjithashtu edhe Australia, pas fitores kundër Arabisë Saudite në ndeshjen e fundit.