Zgjedhjet lokale, ZNAM pret mbështetje në Kumanovë

Zgjedhjet lokale, ZNAM pret mbështetje në Kumanovë

ZNAM pret mbështetje nga partnerët e koalicionin për kreun e Komunës së Kumanovës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Po ashtu nga kjo parti thonë se janë dhe do të jenë në bisedime me VMRO-DPMNE-në dhe VLEN-in për t’u afruar atyre mbështetje të ndërsjellë në disa komuna të tjera. Deputeti Daniell Stojçevski në intervistë për Alsat tha se listat e kandidatëve për këshilltarë kjo parti do t’i ketë të ndara.

“Në pjesën e kandidatëve për këshilltarë për momentin besojmë negociata me partnerin tonë në qeveri VMRO-DPMNE ku presim në disa komuna të marrim mbështetje pikërisht nga ajo parti politike kurse në komunat e tjera partia jonë t’i mbështesë kandidatët e tyre. Mendoj se si po zhvillohen gjërat, mund të presim që për një periudhë të fillojmë negociatat edhe me VLEN-in, të na mbështesin në disa komuna dhe ne ta mbështesim si parti politike”, tha Daniell Stojçevski, deputet i ZNAM-it.

A ka ndonjë marrëveshje konkrete për ndonjë komunë?

“Jo nuk ka akoma asnjë marrëveshje për ndonjë kandidatë ose sido që të jetë. Ajo që ne presim si parti është që lideri ynë Maksim Dimitrievski, dhe këtë e bazojmë në sondazhet dhe analizat që i bëjmë secilën ditë, të jetë kandidat. Nëse do të jetë kandidat sigurisht se do të fitojë sepse presim mbështetje nga partnerët tanë në qeveri?”, u përgjigj Daniell Stojçevski, deputet i ZNAM-it. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button