DMSH: Në rajonin e Prespës është gjetur municion i pashpërthyer nga Lufta e Parë Botërore
DMSH: Në rajonin e Prespës është gjetur municion i pashpërthyer nga Lufta e Parë Botërore

Dje në Parkun Kombëtar Galiçica në rajonin e Prespës u gjetën një predhë artilerie 75 mm dhe një bombë dore, informuan sot nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).
Nga atje u bëjnë apel qytetarëve, në rast se gjejnë municione të pashpërthyera, të mos i prekin ato, por thjesht të telefonojnë në numrin e emergjencës 112, në mënyrë që shërbimet të sigurojnë largimin ose neutralizimin e sigurt të tyre.
“Kështu do të mbrohen jetët, përfshi dhe ata që gjejnë armë potencialisht të rrezikshme të mbetura nga luftërat e kaluara”, thonë nga DMSH.
Nga ky institucion shtojnë se granatat e gjetura ishin tashmë të përdorura, por ishin të pashpërthyera dhe përbënin një rrezik potencial për qytetarët që ecnin në natyrë ose për zjarrfikësit që shuanin zjarret pyjore në atë zonë.
Dy municionet e pashpërthyera nga luftërat e kaluara janë ngritur dhe transportuar në një vend të sigurt për përpunim të mëtejshëm deri në shkatërrimin e tyre, sipas procedurave standarde të operimit, nga pirotekniku në DMSH, Gjorgi Stefanov, dhe pirotekniku i autorizuar Mitko Tashkov nga DMSH, Gjevgjeli