“Ponikva” do të të transformohet në qendër rehabilitimi për të lënduarit e Koçanit

"Ponikva" do të të transformohet në qendër rehabilitimi për të lënduarit e Koçanit

Pushimorja “ në malet e Osogovës do të transformohet në një qendër rehabilitimi për pacientët e lënduar në tragjedinë që tronditi Koçanin. Qeveria, në seancë vendosi që ky objekt me 27 dhoma dhe 56 shtretër të vihet në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 10 qershori deri më 20 gusht. Një ekip mjekësor i përbërë nga ekspertë shëndetësorë dhe psikologjikë do të kujdeset për të lënduarit, duke u ofruar atyre kujdes shëndetësor dhe mbështetje psikologjike.

“Obligimi ynë si qeveri është të ofrojmë dhe të sigurojmë kujdes të plotë shëndetësor. Qytetarët do të kenë mbështetje të plotë, pa paguar asnjë denar. Shpenzimet e akomodimit, ushqimit dhe kujdesit mjekësor i mbulon Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria” thonë nga Qeveria. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button