Janevska: Çështja e shkollës së Nerovës kërkon kohë dhe durim për të gjetur zgjidhje
Janevska: Çështja e shkollës së Nerovës kërkon kohë dhe durim për të gjetur zgjidhje

Ekip i ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe inxhinier kanë vizituar shkollën e Nerovës për të bërë mbikëqyrje të objektit. Sipas ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, çështja e shkollës së Nerovës është çështje që kërkon kohë dhe durim për të gjetur zgjidhje. Janevska, shtoi se do të bëjë gjithçka që është e mundur që nxënësve të Nerovës, tu mundësohen kushte ku do të mund të arsimohen në të ardhmen.
“Shkolla e re në Nerovë është de fakto ndërtim pa leje sepse nuk ka as skicë e as leje, as plane për dallim nga shkolla e vjetër e cila nuk është ndërtim pa leje, ka miratim por problemi është që më herët ka qenë nen fshatin Zhitoshë ndërsa tani duhet të kaloje nën komunën e Krushevës. Dërguam shkrese deri tek kryetari i komunës dhe ende nuk kemi përgjigje por gjithsesi do të jemi në kontakt, ekip i ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe inxhinier ishin për të bërë mbikëqyrje të objektit. Do të bëjmë gjithçka që ka mundësi dhe që është e ligjshme që të mos i lëmë nxënësit ashtu dhe tu mundësojmë kushte ku do të mundët më tej të arsimohen…”, deklaroi Vesna Janevska Ministre e Arsimit dhe Shkencës. /Avni Tahiri