Sane në Stamboll: Gallatasaraj më la shumë përshtypje me ofertën

Liroj Sané mbërriti në Stamboll gjatë natës dhe u prit nga qindra tifozë të Gallatasarait, në festë. Futbollisti gjerman më pas dha deklaratat e para për kanalin zyrtar të klubit.
“Para së gjithash, jam jashtëzakonisht i lumtur. Nuk mund ta përshkruaj lumturinë time. Tashmë ndjej mbështetjen e tifozëve dhe është ndjesi krejtësisht ndryshe. Kam luajtur këtu si kundërshtar më parë, ishte një atmosferë e jashtëzakonshme, një ambient i pabesueshëm. Për të qenë i sinqertë, kishte shumë tifozë dhe më fishkëllyen shumë. Tani jam shumë i lumtur që do të më mbështesin, jam shumë i emocionuar që do të luaj përpara tifozëve të Galatasaray. Mezi pres ta luaj ndeshjen e parë me këtë fanellë. Për mua është shumë e rëndësishme që të vij këtu në këtë moment.

Sigurisht që kam marrë shumë oferta, por Galatasaray më la përshtypje të madhe. Më bëri shumë përshtypje atmosfera, madhësia e klubit, dëshira që kishin për mua dhe interesi i madh që treguan. Kjo është arsyeja pse vendosa të vij te Gallatasarai me shumë besim. Dua të falënderoj presidentin tonë Dursun Aydın Özbek, trajnerin Okan Buruk dhe z.Abdullah Kavukcu për gjithçka që bënë për të më sjellë këtu dhe për kujdesin që treguan ndaj meje,” tha mes tjerash Sane.
Foto: X/5YıldızlıŞampiyon