Levandovski fiton, trajneri Probierz jep dorëheqje nga stoli i Polonisë

Trajneri Mihal Probierz ka dhënë dorëheqjen nga posti i stolit te kombëtarja e Polonisë pas humbjes ndaj Finlandës, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Probierz përveç rezultateve negative kishte edhe probleme me kapitenin, Robert Levandovskin.  Madje Leva ditë më parë kishte deklaruar se nuk do të luante më me Poloninë deri të largohet trajneri.

Kjo për shkak se Probierz e kishte telefonuar për t’i treguar se ai nuk është më kapiten. Dhe tani sulmuesi i Barcelonës mund të rikthehet sërish te kombëtarja e Polonisë, pasi Probierz është larguar. 52-vjeçari ishte emëruar trajner i Polonisë në vitin 2023./Indeksonline/

 

FOTO: https://x.com/TouchlineX/status/1933062338321785006

LEXO EDHE:

Back to top button