Mickoski nuk komenton tragjedinë e Koçanit dhe spitalit modular në Tetovë, thotë se gjithçka është në duart e Prokurorisë
Mickoski nuk komenton tragjedinë e Koçanit dhe spitalit modular në Tetovë, thotë se gjithçka është në duart e Prokurorisë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski i ftuar në një intervistë në Alsat, nuk deshi të komentoj tragjedinë e Koçanit duke theksuar se gjithçka është në duart e prokurorisë për të zbardhur deri në fund këtë tragjedi dhe përgjegjësit për të marrë dënimin e merituar, shkruan Alsat.
“Asnjëherë nuk do të lëshohem dhe të komentoj aspektin material të tragjedisë së Koçanit. Kjo është në dorë të Prokurorisë”, tha Mickoski.
Mickoski ishte i përmbajtur edhe për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, duke theksuar se nuk është as gjykatës e as prokuror, në të kundërtën sipas tij ai nuk do të dallohej nga paraardhësit e tij, shkruan Alsat.
“Nuk mund të them se kush është fajtor për zjarrin modular në Tetovë sepse nuk jam as gjykatës e as prokuror. Fajtorët kryesor për spitalin modular duhet t’i thotë prokuroria. Në si parti politike dhe unë si politikan e lëmë në dorë të prokurorisë që të tregoj fajtorët. Askënd nuk mbroj dhe as që kam ndërmend të mbroj madje edhe në se bëhet fjalë për njerëz të mi të afërt. Sipas meje gjithsecili që ka gabuar duhet të mbaj përgjegjësi. Nëse luaj tani rolin e gjykatësit dhe prokurorit, do të thotë se nuk dalloj nga paraardhësit e mi”, tha Mickoski. /Alsat.mk