Fiorentina nis ndryshimet, në dilemë mes Asllanit dhe Benaserit

Në Firence është në horizont një revolucion në mesfushë, me klubin që, në pritje për të zgjidhur nyjën e trajnerit (ku Stefano Pioli mbetet favorit për të firmosur dhe për të qenë pasuesi i Palladino), po lëviz për të gjetur përforcime, veçanërisht në rolin e “regjisorit”.

Fiorentina duhet të rishikojë repartin që ka parë largimin e Jasin Adli dhe Mihael Folorunsho (të dy jo të blerë përfundimisht), ndërsa edhe Danilo Kataldi mund të rikthehet te Lacio. Një pikë e sigurt është Nikolo Faxhioli, i sapo blerë me detyrim, gjithashtu Rolando Mandragora, i cili ka kontratë deri më 2026, me klubin që pritet të diskutojë edhe rinovimin me të. Klubi vjollcë është në kërkim të një regjisori të ri për mesfushën dhe ndër emrat kryesorë ka dalë ai i Kristjan Asllanit, mesfushor që nuk duket të jetë në planet e Interit të ri të Kivu.

Alternativa kryesore është Ismael Benaser, në pronësi të Milanit, por aktualisht i huazuar te Marseja, me francezët që nuk duket se kanë ndër mend të investojnë për të. Algjeriani ka fituar një “scudetto” me Piolin te Milani, element që mund të peshojë në favor të transferimit.

LEXO EDHE:

Back to top button