Mickoski: Deri më 24 qershor pritet të miratohet në Qeveri Ligji për Përfaqësim të Drejtë

Mickoski: Deri më 24 qershor pritet të miratohet në Qeveri Ligji për Përfaqësim të Drejtë

Gazetar: Suad Bajrami

Kryeministri Hristijan Mickoski mbrëmë në intervistën për Alsat paralajmëroi që ligji i shumëpërfolur për përfaqësim të drejtë është gati, ndërsa deri më 24 qershor pritet që të votohet në Qeveri.

“E krijuam atë ligj, ai ligj do të hyjë në procedurë qeveritare, ndoshta edhe ka hyrë ose ndoshta do të hyjë nesër e premte apo të hënën. Dhe pres që në njërën prej seancave të Qeverisë, më së voni më 24 qershor të kalojë. Unë personalisht deklarova se do të dalë në konferencë për shtyp dhe do të them se do të kalojë ai ligj dhe më pas do ta dërgojmë në Komision të Venecias dhe do të kërkojmë urgjencë dhe ato të deklarohen për këtë ligj dhe më pas nëse gjithçka është në rregull, atëherë ta lëshojmë në Kuvend që të mundet i njëjti të miratohet”, deklalroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Rreth detajeve se çfarë do të përmbajë ky ligj, Mickoski tha që letërnjoftimi do të jetë një ndër dokumentet nëpërmjet të cilit do të dëshmohet përkatësia etnike, ndërsa mbikëqyrjen e përfaqësimit do ta kryejë një trup i veçantë që do të udhëhiqet nga njëri prej zëvendëskryeministrat.

“Do të ketë trup e cila do ta monitorojë zbatimin, e udhëhequr prej njërit prej zëvendëskryeministrave të Qeverisë. Në atë trup do të jetë Avokati i Popullit, do të jetë drejtori i Agjencisë e kështu me radhë, tani detaje nuk do të doja shumë të hyjë pasi nuk është version përfundimtar, në fakt është, por derisa nuk kthehet nga Komisioni i Venecias nuk është”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Ligji për Përfaqësim tanimë tetë muaj po paralajmërohet nga koalicioni qeveritar, si zëvendësim i “balancuesit” të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, i cili deri atëherë shfrytëzohej si instrument për të garantuar përfaqësimin e drejtë të komuniteteve gjatë punësimeve në administratë. Për dallim prej Ligjit të Gjuhëve, i cili për mendim u dërgua në Komisionin e Venecias pasi u miratua në Kuvend, Ligji për Përfaqësim të drejtë do të dërgohet në Komision, para se të votohet. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button