Luis Hamilton: Kjo makinë ka nevojë për përditësimet e reja

Pas dy garave që përfunduan në podium për Ferrari, me Sharll Leklerkun të tretin në Monako dhe Spanjë, makina italiane ka mbetur jashtë podiumit në Kanada. Një garë anonime, me vendin e pestë për Sharll Leklerkun dhe të gjashtin për Luis Hamiltonin.

Dyshja nga “Maranello” ishte e zhgënjyer nga rezultati i arritur të dielën në Montreal, të cilat e kthejnë skuadrën italiane në vendin e tretë në renditjen për konstruktorë: 191 pikë pas kryesuesve të MekLaren dhe 16 pas Mercedes, që triumfoi në Kanada.

“Është e qartë se ne kemi nevojë për përditësime dhe nuk e di pse nuk po i sjellim ato. Gjithsesi, nuk mendoj se rrisitë teknike janë problemi kryesor. Nuk mund të them shumë, por ka shumë gjëra në prapavijë që po ndodhin”, tha Luis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1.

 

“Ajo që është e qartë është se ne nuk kemi një makinë për të luftuar për kampionatin botëror të këtij viti, ndaj duhet të fokusohemi te makina e sezonit tjetër. Ferrari duhet të përpiqet të ndërtojë disa themele në mënyrë që të ketë sukses afatgjatë. Sepse ka kaq shumë ndryshime që duhen bërë”, tha Hamilton.

LEXO EDHE:

Back to top button